Atentat ndaj kushëririt të Ardian Nikulaj, 40-vjeçarit i bënë pritë në dalje të Lezhës

Një atentat i mirë organizuar ka ndodhur mbrëmjen e sotme ndaj Entjan Nikulajt në dalje të Lezhës, pranë aksit që lidh qytetin me Laçin.

Mësohet se ndaj kushëririt të biznesmenit të vrarë në prill të këtij viti, Ardian Nikulaj, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga autorë ende të paidentifikuar, të cilët i kishin bërë pritë.

Sakaq, raportohet se Entjan Nikulaj, i cili u qëllua teksa ishte brenda në makinë. Ai ka vdekur në spital.

Sipas gazetarit Elidon Ndreka autorët janë larguar në drejtim të Kurbinit pasi kanë qëlluar ndaj 40-vjeçarit, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në rrugët përreth.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës,” thuhet në njoftimin e policisë.

/bw/

SHKARKO APP