Atentati i katër, ”Oltin e Elbasanit” bandat e duan të vdekur. Çela urdhëroi Dumanin ta ekzekutonte

Shënjestër e atentatit që dështoi në Elbasan, ishte Elton Kila i njohur si “Oti i Elbasanit”. Ngjarja e së dielës, është e katërta herë ndaj tij dhje që dështojnë atentatet mafioze. Më 29 mars 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Nuredin Dumani tha se ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës, ia kishte dhënë Suel Çela.

Atentati dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse. Policia informon se mjeti që ishte i armatosur gjer në dhëmbë, ishte vjedhur 3 javë më parë në Shkodër, dhe ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej.

Ndërkohë vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit, 44 vjeç. Arben Spahiu, 53-vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.

Elton Kila, të cilin bandat e duan të vdekur, bën një jetë luksoze. Ai del pronar i një jahti luksoz ndërsa nuk kursente fotografitë me shampanjë e mjete luksi, mes tyre edhe Ferrari. Në vitin 2018 u vu në pranga pasi ishte i kërkuar për trafik droge në Itali. Po në këtë vit u vunë në sekuestro pasuritë e tij me vlerë 71 milionë lekë të reja. Në muajin tetor 2018, i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve. Marrë nga Shqiptarja.com

SHKARKO APP