Atentati në Kurbin, zv.drejtori i policisë: U tentua vrasja e pronarit të firmës

Ardjan Gjeloshi, pronar i një firme inertesh në Kurbin, ka mbetur i plagosur nga një atentat mëngjesin e sotëm brenda zyrës së tij, ndërsa nga breshëria e plumbave të automatikut u vra ekonomisti i kompanisë Selman Mihana, 70 vjeç.

Shënjestra e atentatit ishte pronari i firmës se inerteve 51 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, dhe dyshohet se autorët e kanë pritur objektivin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri kallashnikov.

Policia po heton konflikte apo mosmarrëveshje të pronarit të firmës së inerteve.

Bëhet me dije se gjendja e Ardjan Gjeloshit është stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. 51-vjeçari ka marrë dy plumba, një në dorë dhe tjetrin në bark.

SHKARKO APP