Home Bota Autoriteti i ...

Autoriteti i mbështetur nga Rusia thirrje civilëve të largohen menjëherë nga qyteti i Khersonit

29
0

Autoriteti i instaluar nga Rusia në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, iu ka thënë civilëve që “të largohen menjëherë nga qyteti” dhe të zhvendosen në bregun lindor të lumit Dnipro.

Sipas CNN, Khersoni, një hyrje për në Krime, që gjendet në grykën e lumit Dnipro në Detin e Zi – u aneksua nga Rusia muajin e kaluar, së bashku me tre rajone të tjera ukrainase mes dënimit të gjerë ndërkombëtar.

Autoriteti i mbështetur nga Rusia iu tha civilëve në qytet të shtunën të kalonin në bregun lindor të lumit. “Për shkak të situatës së tensionuar në front, rrezikut të shtuar të bombardimeve masive të qytetit dhe kërcënimit të sulmeve terroriste, të gjithë civilët duhet të largohen menjëherë nga qyteti”, thuhet në një mesazh drejtuar banorëve të postuar në Telegram. “Kujdesuni për sigurinë e familjes dhe miqve tuaj! Mos harroni dokumentet, paratë, sendet me vlerë dhe rrobat”.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët e mbështetur nga Kremlini shpejtuan zhvendosjen e deri në 60 mijë njerëzve nga qyteti, ndërsa forcat ruse kishin vështirësi për t’i bërë ballë kundërofensivës ukrainase.

Qeveria e Kievit ka akuzuar Rusinë për gjenerimin e “histerisë” për të detyruar njerëzit të largohen. Deri të enjten, zyrtarët ukrainas besonin se më pak se gjysma e popullsisë civile të Khersonit kishte mbetur në qytet – rreth 130,000 njerëz.

Forcat ukrainase kanë përparuar nëpër disa pjesë të rajonit më të gjerë Khersonit javët e fundit, duke kapur fshatra dhe toka bujqësore përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro. Urdhri i sotëm i nxiti banorët në anën tjetër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit