Avokatët: Gjykata e Korçës drejt kolapsit të plotë

Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë është drejt kolapsit të plotë. Këtë paralajmërim e japin anëtarët e Dhomës së Avokatisë së Korçës, sipas së cilëve procesi i Vetting-ut ka lënë pa gjyqtar këtë gjykatë.

Sipas avokatëve, paradoksi në Gjykatat e Korçës qëndron edhe në faktin se vendimet e gjykatave të shkallës së parë, të cilat dërgohen në Apel, gjykohen sërish nga gjyqtarë të shkallëve të para.

Por kjo rrugë nuk është e ligjshme, edhe pse kjo zgjidhje është në kushtet e emergjencës dhe mungesës së gjyqtarëve.

SHKARKO APP