Avokati i Berishës: Gjykata kërkon t’i djegë mandatin e deputetit ish-kryeministrit

GJKKO ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar revokimin e masës së siguriës “arrest shtëpie” ndaj tij.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata ka për qëllimin që t’i djegë Sali Berishës mandatin e deputetit.

Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor“, ka thënë Gjokutaj për mediat.

SHKARKO APP