Home KRYESORE Avokati i Pop...

Avokati i Popullit dënon dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

140
0

Krimi godet edhe avoketerit. Avokati i Popullit ka dënuar dhunën ndaj avokatit të kreut të opozitës Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Me anë të një reagimi për mediat, Avokati i Popullit thotë se dhuna ndaj avokatëve minon parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Për këtë arsye, i bën thirrje autoriteteve për të ndëshkuar maksimalisht autorët.

“Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, duke minuar parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.

Dhuna ndaj avokatëve është e papranueshme dhe përbën një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Avokatët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe në sigurimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Sulmet ndaj tyre cënojnë jo vetëm integritetin e tyre fizik dhe profesional, por edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përkatëse një hetim të shpejtë, të plotë dhe të paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre. Nevojitet një qëndrim i fortë dhe i vendosur për të garantuar që të gjitha aktet e dhunës dhe kërcënimit ndaj avokatëve të ndëshkohen në përputhje me ligjin.

Avokati i Popullit qëndron në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi dhe me të gjithë avokatët që përballen me sfida dhe rreziqe në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale”, thuhet në reagim.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua sot rreth orës 08:30 në zonën e Ish-Bllokut. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku mësohet se ka fraktura të rënda në kokë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit