Home Aktualitet Avokati i Pop...

Avokati i Popullit: Në 2023 u thellua varfëria, dhe në burgje ka një mbipopullim e mungesë ushqimi

22
0

1/3 shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të nivelit të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen sociale.

“Kemi bërë raportin e fundit për minimumin jetik në vitin 2019. Të dhënat ndryshojnë vit pas viti. Nuk kemi pasur ndryshime të reja negative për të bërë një raport tjetër. Parlamenti duhet të miratojë formulën si do të llogaritet minimumi jetik. Në vitin 2019 ne kemi pasur një vlerë mesatare të minimumit jetik për qytetar 17.875 lekë, nëse kjo vlerë llogaritet vetëm me inflacionin e pranuar dhe të publikuar nga INSTAT do të shkonte në 21.039 lekë”, tha Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca kërkoi rishikim të skemës së ndihmës ekonomike, për të ndihmuar më tepër në zbutjen e varfërisë.

“Ndihma ekonomike për 2 persona është 2178 lekë, më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik, familjet me tre persona marrin 3268 lekë, me katër persona 4138 lekë. Fondi i ndihmës ekonomike nuk ka ndonjë diferencë kaq të madhe midis shifrës në total nëse do të kishim dyfishim të ndihmës. është gjynah që të mos realizohet kjo si një politikë sociale”, shtoi Ballanca.

Gjatë prezantimit të raportit të vitit të shkuar, Avokatja e Popullit ngriti shqetësimin edhe për mbipopullim të disa burgjeve në vend.

“Shqipëria ka numër të lartë të të paraburgosurve. Kemi numër tmerrësisht të lartë të paraburgimit. Këshilli i Europës thekson se personat që janë dënuar me burg përjetë nuk kanë shpresë që nëse sillen mirë, do të mund të dalin ndonjë ditë nga burgu. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit