Avokati: Në azile përzgjidhen të moshuarit me pension më të lartë

Avokati Genti Serani, tha për ”Barometri”, se në azile përzgjidhen ata të moshuar që kanë pension të lartë. Rrjedhimisht një i moshuar që nuk ka mundësi financiare nuk shkon dot as në një shtëpi pleqsh, siç tregoi avokati.

”Është shumë e vështirë që një i moshuar të shkojë në këto qendra, e para për shkak të kapacitetit dhe e dyta sepse përzgjidhen ata të moshuar që kanë një pension më të lartë sesa dikush tjetër”,-u shpreh Serani.

Për 63.7% të shqiptarëve pensionistët janë të varur nga fëmijët. 13.7% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën; që pensionistët nuk janë të varur nga fëmijët dhe 22.6% janë neutralë.

SHKARKO APP