Home Intervista Avokati nga B...

Avokati nga Beogradi, Sead Spahoviq, për “The Geopost”: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi

77
0

“Kjo është qeveria më e mirë që Vuçiq mund ta bëjë. Këtu nuk ka asgjë të papritur, vlerëson në një intervistë për “The Geopost” Sead Spahoviq, avokat i shquar nga Beogradi, ish-mbrojtës publik republikan dhe ministër në qeverinë e parë pas 5 tetorit.

Ai shton se është anormale të pritet që radikalët ta formojnë një qeveri pro-evropiane.

“Ndoshta Angela Merkel mendoi se një gjë e tillë ishte e mundur”. Kjo qeveri mbështetet nga populli, thekson ai, “populli e do Rusinë, populli e do Putinin, populli e do Ratko Mlladiqin, është e njëjta histori dhe këtë e kam plotësisht të qartë”.

Kur bëhet fjalë për konfliktet e mundshme të armatosura në rajon, Spahoviq është i mendimit se Serbia nuk mund të bëjë asgjë me forcën ushtarake.

“Serbia nuk ka ushtri, ka armë, por nuk ka ushtarë dhe Kosova ka dhe ky është një dallim i rëndësishëm. Kujdes, shqiptarët duan të vdesin për Kosovën e tyre dhe serbët jo dhe ky është dallimi themelor dhe kjo është arsyeja pse nuk ka mundësi të ketë konflikt ushtarak”.

Kur është fjala për Kuvendin të cilin e ka paralajmëruar Vuçiq pas miratimit të pritshëm të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në OKB gjatë muajit, Spahoviq thekson se është ringjallja e një ideologjie që ekziston këtu në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme që nga Ilija Garashanini , përmes Stevan Moleviqit, te Dobrica Qosiq dhe Slobodan Millosheviq.

“Gjithçka që ka thënë Millosheviqi është aktuale sot, gjithçka që ai ka dashur është aktuale, të gjitha qëllimet që nuk janë arritur janë të rëndësishme sot, ai fitoi në politikë. Prandaj, populli është për të dhe ne duhet ta kuptojmë këtë për të ditur të orientohemi. Ajo histeri nacionaliste, burimi i asaj histerie është Republika Srpska”.

Serbia ka një qeveri të re me fytyra të vjetra të njohura. Dy nënkryetarë janë nga lista e zezë amerikane. Çka pritet?

Spahoviq: Nuk është befasi për mua, është qeveria më e mirë që mund ta bëjë Vuçiq. Nuk ka asgjë të papritur këtu. Më duhet vetëm të them se më duket, sa herë që bëhen pyetje të tilla, ka një keqkuptim themelor në përgjithësi për disa drejtime në të cilat po lëviz Serbia. Së pari, është anormale të presësh që radikalët të formojnë një qeveri pro-evropiane, ndoshta Angela Merkel mendoi se një gjë e tillë ishte e mundur, por unë mendoj se radikalët që kanë traditë, që e kanë origjinën nga populli rus, që janë anti-evropianë, ose më saktë antiperëndimorë. si mund ta formojnë një qeveri proevropiane!? Mendoj se është një kërkesë e paarsyeshme për ta.

Ata fituan zgjedhjet, populli u dha atyre legjitimitet dhe ata formuan një qeveri në të cilën Aleksandar Boçan Kharçenko është joformalisht një nga shefat kryesorë. Kjo është normale dhe është skizofreni që ju të kërkoni nga radikalët një lloj qeverie pro-evropiane dhe një lloj rruge drejt Bashkimit Evropian. Me faktin se nuk do ta shfajësoja as opozitën sepse euroskeptiku më i madh është në opozitë. Kjo që thotë Millosh Jovanoviq ( DSS e Re) është e pabesueshme për mua, ai sulmon Vuçiqin nga e djathta dhe ka mbështetjen ai e Nestoroviq, i cili është një parti ruse e pastër si dielli nga “Hepi”. Prandaj, as Perëndimi, as Amerika, as Serbia, dikush s’po e kupton se çfarë po ndodh këtu. Kjo qeveri është legjitime, populli e mbështet, populli e dëshiron, populli dëshiron Rusinë, populli e do Putinin, populli e do Ratko Mlladiqin, është e njëjta histori dhe unë jam plotësisht i qartë për këtë.

Çfarë mund të presë rajoni nga një fqinj i tillë? Kryeministri Vuçeviq, duke paraqitur ekspozenë e tij, tha se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës. A do të thotë kjo një Banjska e re?

Spahoviq: Jo, jo. E dini çfarë, Serbia tregoi se çfarë donte dhe çfarë mund të bënte përderisa ekzistonte APJ dhe Ushtria Jugosllave dhe ndërsa mund të shkelnin me tanke, të bombardonin dhe të gjuanin, të vrisnin dhe të qëllonin, ata e bënë këtë. Ata nuk e kanë atë ushtri tani dhe prandaj nuk e bëjnë dot. Por ata mund të gudulisin opinionin publik në Serbi, i cili ka vullnet që ushtria të kthehet në Kosovë, Kosova është tokë e shenjtë serbe, fjala më e shtrenjtë serbe etj. Dhe kjo është e gjitha.

Nëse do të mundnin, do të hynin atje, është thjesht çështje ekuilibri fuqie ose nëse doni edhe frike. Sepse, kini kujdes, shqiptarët duan të vdesin për Kosovën e tyre, e serbët jo, dhe ky është dallimi themelor, prandaj nuk ka mundësi për një konflikt ushtarak. Serbia nuk ka ushtri, ajo ka armë, por nuk ka ushtarë dhe Kosova ka dhe ky është një dallim i rëndësishëm, prandaj Serbia nuk mund të bëjë asgjë në atë drejtim me forcë. Nuk mund të vlerësoj se si është situata me Republikën Srpska sepse edhe atje kanë pretendime. Në përgjithësi Serbia shërbehet me minoritetet në Mal të Zi, Maqedoni, bëjnë rrëmujë kudo, po ashtu edhe në Bosnje. Vetëm në Kroaci nuk munden, kur kanë mundur e kanë bërë edhe atje.

Është paralajmëruar Kuvendi serb, i cili do të pasojë miratimin e rezolutës në OKB për gjenocidin në Srebrenicë, që në Serbi perceptohet si “sulm ndaj serbëve”, thuhet se i shpall serbët komb të gjenocidit, edhe pse kjo nuk shkruhet askund në tekstin e rezolutës. Dodik shpall shkëputjen e njësisë së RS nga BiH, dikush thotë se Kuvendi është një mundësi për ta shpallur zyrtarisht botën serbe… Cili është qëllimi i vendimit për mbajtjen e Kuvendit?

Spahoviq: Nuk është tamam një krismë boshe, është ringjallja e një ideologjie që ekziston vazhdimisht këtu që nga Garashanini (Ilia), kjo është ajo veza e Moleviqit (Stevan Moleviq, ideolog çetnik, autor i dokumentit Serbia Homogjene nga viti 1941, që inicion krijimin e Serbisë së Madhe dhe spastrimin e saj etnik nga popujt e tjerë), këto janë toka serbe pa Slloveninë, pra Karlobag – Ogulin – Karlovac – Virovitica. Këtë e donin si Dobrica Qosiq ashtu edhe Sllobodan Millosheviq. Gjithçka që ka thënë Millosheviqi është aktuale sot, gjithçka që ai donte është aktuale, të gjitha qëllimet që nuk u arritën janë aktuale sot, ai fitoi në politikë. Prandaj, njerëzit këtë duhet ta kuptojmë për të ditur të orientohemi. Ajo histeri nacionaliste, burimi i asaj histerie është Republika Srpska. Këta janë 99,99 për qind me të njëjtën mendje, të cilët vetëm po debatojnë se kush do të vijë në pushtet, Stanivukoviq apo Dodik. Stanivukoviq është njëqind herë më i keq se Dodik, Dodik është më i zgjuar, më dinak.

Cili është çelësi për të filluar zbërthimin e nyjës nacionaliste në Serbi dhe për të filluar rrugën drejt shërimit?

Spahoviq: Duhet të shpërbëhet ai beton shovinist, nacionalist, populist që ekziston. Kështu është edhe në shkollim, fëmijët edukohen në atë mënyrë që në moshë të vogël. Këta të rinjtë sot nuk e kanë idenë, e dinë vetëm se “serbët janë viktima”, kjo është historia, kështu mësojnë në shkollë.

 Nëse do të kishit fuqi dhe pushtet tani, sepse keni qenë ministër në qeverinë e parë pas 5 tetorit, çfarë do të bënit fillimisht kur të uleshit në kabinetin shtetëror?

Spahoviq: Gjëja e parë është të hyjmë në NATO, të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe pastaj do të shkojmë ngadalë në mënyrë që të ndryshojmë sistemin arsimor, të ndryshojmë tekstet shkollore…

Po shërbimet?

E kam thënë shumë herë dhe kjo është kuintesenca e saj, për ta kaluar shpatën e partisë në anën tjetër.

 Serbia ka një shërbim të fortë inteligjence edhe në kishë, apo jo?

Spahoviq: Po, shërbim ka kudo. Më lejoni t’ju them se shërbimi i inteligjencës në kishë nuk është specialitet i kësaj qeverie, ka ekzistuar edhe në kohën e komunizmit, qeveria vendoste gjithmonë se kush do të bëhej patriark, prishnin ura për të penguar ardhjen e një kandidati që nuk ishte i dëshirueshëm, por tjetri, ata e quajtën Germanin patriark të kuq. Në fund të fundit, patriarku i parë u emërua nga mbreti, kisha nuk ishte kurrë e pavarur nga autoriteti shtetëror, por nuk është vendi im të flas për kishën ortodokse, sepse unë nuk jam anëtar i saj. Por, në përgjithësi, kisha gjithmonë e mbështet qeverinë, ky është thelbi, nuk është institucion i pavarur. Nuk ka asnjë kishë apo komunitet fetar që të mos e mbështesë qeverinë sepse nuk mund të mbijetojë as për 15 minuta. Kështu është në sisteme si ky i yni, ai etatizëm nacionalist, kjo është.

Kë e shihni si kreun e ardhshëm të BIA-s?

Spahoviq: Mund të vë bast se do të vijë dikush që nuk ka ide për atë punë, ai është më i miri, sepse do të bëjë çfarë të duhet, kështu e shoh unë, sikur dhe për funksione të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit