Home Aktualitet Avokati Visha...

Avokati Visha thirrje Llallës: Vetë na i mësove, trego kush janë peshqit e mëdhenj

259
0

Avokati Saimir Visha i bën thirrje ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla që të dalë e të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj. Kjo pasi kur Llalla ishte në detyrë, ka thënë se kishte dosje që do të përmbysnin situatën në vend.

“Le të flasë sot për peshqit e mëdhenj. Le të flasë sot çfarë ka ndodhur në jetën e tij profesionale si kryeprokuror. Peshqit e mëdhenj na i mësoi Llalla, le dalë të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj që ka pasur në dosje. Nëse është i ndërgjegjshëm të shkojë të dorëzohet”, tha avokati.

Llalla është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka lënë atdheun më 9 shtator. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë në fuqi dënimin me dy vite burg për Llallën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit