Home Aktualitet “Azem t...

“Azem ti je gjallë”, Berisha: Tribuni ynë sot na thërret, të largojmë veglën mjerane në krye të PD

1444
0

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka përkujtuar Azem Hajdarin në 23 vjetorin e vrasjes së tij në selinë e PD-së, më 12 shtator 1998.

Përmes një shkrimi në facebook, Berisha thotë se demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, rregjimin e kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD.

“Drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj, të rikthejnë me urgjencë PD mbi parimet bazë mbi te cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotive të integrimit të Shqipërisë në BE”.

Shkrimi i plotë nga Sali Berisha

Të dashur miq, sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari të ekzekutuar me 12 shtator të vitit 1998, para selisë së Partisë Demokratike nga fallangat terroriste me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste.

Ky akt makabër, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive ndaj të riut legjendë, i cili në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijësit të revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqiperi në vendin e diktaturës më të egër staliniste pothuaj gjysëm shekullore në Europë.

Azem ti je gjallë!

Të dashur miq, ata që në një akt hakëmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen e sistemit barbar të baballarëve xhelat dhe mizor, kryen më 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij kanë marrë dhe do të marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.

Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së trimërisë dhe guximit mbinjerëzor e të riut shqiptar bëhet çdo ditë, javë, muaj dhe vit që kalon, më e ndritur dhe më madhështore.

Sot 23 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është më frymëzuese se kurrë, mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar është më e pakufishme se kurrë.

Sot demokratët dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, rregjimin e kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD.

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike.

Drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj, të rikthejnë me urgjencë PD mbi parimet bazë mbi te cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotive të integrimit të Shqipërisë në BE.

Demokrat dhe demokrate, tribuni ynë sot na thërret: kokën lart! Azem ti je gjallë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit