Home Aktualitet Babai i mbajt...

Babai i mbajti pe*g për disa orë, fëmijët: Na tha po sul*ohemi nga armiku

89
0

Fëmijë që mbahen peng, po kthehet në diçka të shpeshtë në vendin tonë. Një baba 40-vjeçar nën efektin e drogës, mbajti peng 2 fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov për disa orë derisa u dorëzua pas negociatave me RENEA.

Aleks Marku me fëmijët 6 dhe 11-vjeç kishin 4 ditë që kishin ardhur në Durrës dhe ishin vendosur në një apartament me qera ditore i cili gjendet të “Përroi i Agait”. mGrupi hetimor ka marrë në pyetje fëmijët në prani të psikologes. Ata kanë deklaruar se “kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku.Ai thoshte armiku po vjen te dera dhe qëllonte me armë nga ballkoni.Edhe kur erdhi policia ai thërriste dhe qëllonte”.

Gjendja e tij psiqike nuk është në rregull e ai do ti nënshtrohet vizitave mjeksore. Ndërkohë gruaja e cila kur ka ardhur nga Italia i ka gjetur fëmijët në polici nuk është marrë në pyetje. Ajo ja kishte lënë të shoqit fëmijët që ti mbante gjatë kohës së qëndrimit në Itali. Gruaja ka qenë me dy urdhëra mbrojtje thonë nga policia e Durrësit.

Thirrjeve të policisë për dorëzim, 40-vjeçari iu përgjigj duke vijuar të qëllojë nga dritarja e apartamentit. Kallashnikovi i mbetur në divanin e shtëpisë mes rrobave, rezultoi të jetë pa leje. Gjurmët e plumbave në muret e ballkonit dhe xhamat e dritareve kanë mbetur dëshmi e ngjarjes së rëndë që mund të kishte pasur pasoja të rënda.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit