Home Aktualitet Balla: Miratu...

Balla: Miratuam rendin e ditës dhe kohën e debatit, Rama dhe ministrat do ti përgjigjen çdo pyetje

111
0

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se është miratuar rendi i ditës dhe koha e debatit. Për gazetarët ai tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrat do ti përgjigjen çdo pyetjeve nga opozita.

”Kemi miratuar me koncensus pikën lidhur me përbërjen në Kuvend të Këshillit të ministrave dhe programit të qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozuar në shfazimin e kësaj séance. Kjo seancë do të përbëhet nga tre pjesë.

Si fillim do të prezantohet programi nga kreu i qeverisë, më pas do të merret koha për pyetje. Më pas do kemi debate dhe votimin, për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë.

Kemi pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës për këtë gjë. Edhe pse kërkuam që të funksiononte ndryshe për shkak të rregullave të pandemisë, por nuk gjetëm dakortësi nga Opozita, të cilët kërkuan që çdo deputet të flasë 10 minuta për programin e qeverisë. Rama dhe ministrat do u përgjigjen çdo pyetjeje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit