Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla: Ka ish-ministra në hetim, rasti rumun do vijë edhe në Tiranë

19
0

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka përshëndetur punën e institucioneve të drejtësisë dhe raportimin e drejtuesve të tyre.

Në fjalën e tij në kuvend, Balla ka theksuar se nga raportimi i prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK deri më tani kuptojmë pavarësinë e këtyre institucioneve dhe punën e bërë prej tyre.

Sipas tij, ashtu si në Rumani dhe në Shqipëri, ka një sërë dosjes të ish ministrave që janë në hetim dhe prokurorë të përgjithshëm që janë dënuar.

Unë mbaj mend shumë vite më parë kur vinte dhe raportonte për herë të parë prokurorja e përgjithshme Ina Rama që sipas opozitës së asaj kohe nuk ishte e nevojshme. Ky kuvend në korrik të 2016 ka votuar ndryshimet kushtetuese dhe ju që raportoni sot këtu jeni të pavarur”- tha Balla dhe me tej vazhdoi se “71.5% e rasteve janë marrë në hetim. Kjo është një shifër domethënëse dhe kurrë më parë nuk e kishim një shifër të tillë. Dikur në Prokurorinë e Saliut dhe të Ilir Metës niveli i personave të marrë në hetim nuk e kalonte 12 %, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një seriozitet  të punës së institucioneve dhe askush nuk  mund të thotë se ky është procesi më i lartë që është arritur. Por ajo që do e ngrejë zonja Llagami dhe zoti Brahimi në lidhje me procesin e vettingut që na ka krijuar deficit në numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që drejtojnë çështjet”- shtoi Balla.

Më pas shefi i deputetëve të PS nuk mbeti pa sqaruar se”para 7-8 vitesh në Rumani ishin në proces procedimi ose të dënuar, nga kryeministra e ministra, deputetë e senatore dhe në Shqipëri ka ish ministra në dyert e gjykatave prokurorë të përgjithshëm që janë dënuar në shkallën e parë të gjyqësorit dhe është një proces që do të vijojë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit