Balla: Në nderim të Dëshmorëve, të kemi figurë sa më të pastër të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla apeloi të gjithë punonjësit e Policisë, që në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, të punojnë e përkushtohen në detyrë për të ruajtur një figurë sa më të pastër.

Në ceremoninë e përkujtimit të 3 Dëshmorëve, u rivarrosën në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Berat, eshtrat e të ndjerit Lumën Hasanbelli. 25 vite më parë, ai ra gjatë kryerjes së detyrës në një postbllok policie, duke u përplasur me armë me një bandë kriminale së bashku me kolegët Rushan Toska e Baftjar Grëmshi..

Ministri tha se Policisë i është dashur të paguajë me një çmim shumë të shtrenjtë realizimin e detyrës.

Kjo gjë nuk është vetëm një motiv frymëzimi individual apo profesional, por është gjithashtu një tregues i heshtur që na bënë të përulemi me nderim përball këtyre njerëzve, që nuk kursyen as gjënë e tyre më të shtrenjtë për realizimin e misionit të tyre në funksion të së mirës së shoqërisë sonë. Nuk është e rastit që këta punonjës policie të veshur me virtyte të gjendjen në epoka të ndryshme sikurse u gjetën edhe 80 vjet më parë, Dëshmorët e Atdheut, ndërsa sot dhe këtë vit festojmë 80-vjetorin e çlirimit. Edhe në ato vite të rinj të veshur me guxim dhe përgjegjësi dolën malit për t’i dalë Zot vendit dhe nuk kursyen as jetën e tyre”, tha Balla.

SHKARKO APP