Home KRYESORE Balla në pall...

Balla në pallatin e Adriatik Llallës: Asnjë pronë me burim kri*inal nuk do shitet, në shërbim të sipërmarrjeve sociale

442
0

Asetet e konfiskuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit po përdoren, edhe për sipërmarrjet sociale dhe për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte sot në Durrës ku apartamenti i sekuestruar i Adriatik Llallës është kthyer në “Qendër Arti dhe Aktivizmi”.

Balla u shpreh se asnjë pronë e krijuar me burim kriminal nuk do të dalë më në shitje, për të shmangur rënien e tyre në dorë të personave që u janë konfiskuar. Ai shtoi se sekuestrimi i këtyre aseteve të pajustifikuara, është dëshmi e funksionimit të drejtësisë së re.

“Sot jemi në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta. Ky është një rezultat i prekshëm i Reformës në Drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet Reformën në Drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër”, u shpreh Balla.

Balla nxiti organizatat jofitimprurëse të aplikojnë për projekte që mbështetin të reja e gra, pre e dhunës. Ai tha se një pjesë e pronave të bllokuara do të përdoren për familjet e Dëshmorëve të Policisë, rënë në krye të detyrës.

“Unë i nxis jo vetëm ‘Partners Albania’, dhe këtë e kam bërë me të gjithë shoqatat, OJQ, të vini me projektide, madje mund t’ju jepja sugjerime. Shumë nga këto apartamente mund të përdoren për strehimin e vajzave, grave, motrave tona, të cilat vuajnë pasojat e dhunës në familje”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit