Home Aktualitet Balla paralaj...

Balla paralajmëron ndërhyrjen e radhës në Kushtetutë: Do ta bëjmë me opozitën e re

25
0

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, deri tani 401 kanë kaluar në “sitën” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose thënë ndryshe shkallën e parë të Vetting-ut.

Gjysma tjetër e zyrtarëve të drejtësisë duhet të kalojnë kontrollonin brenda vitit të mbetur nga mandati i KPK-së.

Nisur nga numri i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetting-un, mazhoranca e ka të qartë hapin e radhës.

“E vetmja zgjidhje është një zgjatje me një dispozite kalimtare në Kushtetutë të mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit”, u shpreh Taulant Balla në një prononcim për “Euronews Albania”.

Por për ndryshimin e Kushtetutës, duhet dhe opozita dhe z. Balla thotë se ka kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus.

“Me opozitën e re parlamentare ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tyre”, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS.

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi shkarkimet e para në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë ka mandat 5-vjeçar, që mbaron në qershorin e 2022.

“Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një kohë të gjatë në dispozicion, nëse bëj një përllogaritje minimale të afateve, të paktën 45 ditë. Kështu që do të sugjeroja që kjo do të ishte një çështje që të adresohet me prioritet nga legjislatura e re”, theksoi Balla.

Sipas draft strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për reformën në këtë sistem, pritet të ketë zgjatje në zbatimin e saj me të paktën 10 vjet dhe një kosto që mund të shkojë deri në 57 milionë euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit