Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se agjencia e bashkëqeverisjes duhet të mbështetet nga të gjitha palët, pasi kjo sipas tij shmang abuzimet me institucionet dhe shërbimet që u ofrojnë qytetarëve.
“U bënë 16 vite në këtë sallë dhe e di shumë mirë sa të shumtë janë njerëzit që nuk marrin përgjigje nga institucionet. Në këto 30 vite kemi pasur lloj-lloj përpjekjesh për të adresuar me ligj që institucionet t’i kthejnë përgjigje qytetarëve dhe kurrë nuk e kanë marrë një përgjigje. E kam mbështetur ngritjen e zyrës së bashkëqeverisjes në çdo cep të vendit. Njerëzit rrinë me muaj para dyerve të institucionit për të marrë një përgjigje dhe agjencia në vetvete do të jetë një instrument më shumë në duart e qytetarëve”.
Nënkryetarja e selisë blu, Jorida Tabaku nga Kuvendi tha se PD-ja nuk do ta votojë ligjin e bashkëqeverisjes, pasi janë kundër qeverisë që ka varfëruar shqiptarët. Duke ju drejtuar ministrit Arben Ahmetaj, Tabaku theksoi se ai duhet të ishte para SPAK e jo në Kuvend duke bërë batuta dy lekëshe.