Home Aktualitet ”Ballka...

”Ballkani, prioritet”! Von der Leyen kërkon një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian

33
0

Ursula von der Leyen premton një mbështetje të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, nëse merr një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. “Do të më shihni edhe në mandatin e ardhshëm si mbështetëse të fuqishme të zgjerimit dhe të Ballkanit Perëndimor”, tha von der Leyen.

Duke folur në Bruksel në krah të presidentit të Partisë Popullore Europiane Manfred Veber, shefja aktuale e Komisionit Europian u shpreh optimiste për këtë synim.

“Ky mbetet një proces i bazuar në merita. Jam e lumtur që vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka që po munden për t’i kryer reformat e nevojshme dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit