Home Aktualitet Balluku zbulo...

Balluku zbulon projektet për energjinë dhe infrastrukturën

35
0

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, deklaroi se infrastruktura dhe energjia janë kollonat bazë të zhvillimit.

“Kemi nisur projekte të shumta që sot janë të prekshme, duke nisur nga korridoret e rëndësishme që nuk janë vetëm rrugë të territorit shqiptar, por paneuropiane. Pas një pune të madhe për të bindur Komisionin Evropian, kemi arritur që Korridori 8 të jetë pjesë e rrjeteve paneuropiane të transportit. Po ndërtohet në të gjithë Shqipërinë një e ardhme e sigurt dhe jo siç bëhej dikur, kur rrugët nuk lidheshin dot me njëra-tjetrën. Kemi mbështetur turizmin, bujqësinë dhe kulturën”, tha Balluku.

“Nuk ia lejojmë më vetes që Thethi të qëndrojë i bllokuar për 6 muaj, siç ndodhte dikur. Ne bëjmë ndryshimin, jemi ata që shkojmë në çdo familje, jemi ata që zgjidhim problemet, por edhe kur nuk i zgjidhim, i dëgjojmë ato. Infrastruktura nuk mbetet vetëm te rrugët, por edhe në zhvillimin e aviacionit civil, për promovimin e projekteve tona të turizmit. Plani ynë kombëtar për aviacionin civil është një projekt i realizuar, me aeroportin e Kukësit dhe Vlorës. Në plan janë edhe portet e marinat, na është dashur të rishikojmë të gjithë strategjinë e industrisë detare dhe kemi arritur në përfundimin se shqiptarët meritojnë një port të ri, që do të përpunojë më shumë se 3-fishin e volumeve që përpunohen sot në Portin e Durrësit”, shtoi Balluku.

Në lidhje me energjinë, zv/kryeministrja deklaroi: “Në 2013 e gjetëm në një gropë të jashtëzakonshme. Humbjet në rrjet ishin 45%, vetëm gjysma paguanin… ndërsa sot prezantohemi në skenën botërore si vend për t’u marrë shembull për energjinë e gjelbër”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit