Barcelona di të fitojë edhe pa Lionel Messin. Skuadra katalanase mori një sukses të rëndësishëm 0-2 në transfertën kundër Elches, të vlefshme për javën e 20-të. Blaugranatdo të vuanin jo pak për të gjetur hapësira në zonën e kundërshtarëve, teksa Jordi Alba krijoi një shans të mirë në minutën e 29-të. 10 minuta më pas, pas një aksioni nga krahu i majtë, topi devijohet nga një mbrojtës, por De Jong kujdeset që ta shtyjë vetë në fundin e rrjetës.
Vendasit mundohen të reagojnë në pjesën e dytë, teksa Rigoni u ndal nga një pritje fantastike e Ter Stegen. Vuajtjet për katalanasit morën fund vetëm në fundin e kohës së rregullt, teksa Ricard Puig do të realizonte dhe golin e sigurisë. Barcelona mbetet në vendin e tretë me 37 pikë, vetëm 3 më pak se Real Madrid. /Koha Jone/
Discussion about this post