Home Aktualitet Bardhi: Takim...

Bardhi: Takimi me Palokën ishte konstruktiv. Njëanshëmria nuk e ndihmon këtë proces

59
0

I mandatuar nga grupi Alibeaj, për të gjetur bashkëpunim me tjetër tjetër të PD-së, deputeti Gazment Bardhi ka folur para mediave për takimin me Edi Palokën, ku tha se ishte konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi. Ndër të tjera i bëri thirrje të gjithëve, duke thënë se njëanshmëria nuk e ndihmon aspak procesin e bashkimit të PD.

”Në fakt nuk do të zbardh në detaje duke ju kërkuar dhe ndjesë opinionit publik për atë që kam biseduar. Dua të konfirmoj se takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve. Asnjëri s’ka patur diskutim për çështje të caktuar. Apeli im është që njëanshëmria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën dhe këtë process e dëmton vetëm njëanshmëria. Çdo rrugë e njënashme që synon imponimin ndaj një pjese të demokratëve nuk do ishte zgjidhje për të mundur Edi Ramën”.

Pyetje: Jeni kundër primareve? Çfarë do të thotë njënashmëri? Jeni pro procesit të primareve dhe cfarë propozoni ju?

Bardhi: Kur flas për njëanshmëri, flas për pozicione të ngurta të secilës palë. Nëse secila palë qëndron e ngurtë në pozicionin e vet, bashkëpunimi minohet. Nëse kemi hyrë në mënyrë të qetë në proces, nuk duhet të minojmë dialgoun.

Pyetje: Pse qëndrojnë të ngurtë?

Bardhi: Nuk kam ndjekur procesin e Berishës. Ajo që po them është e qartë për anëtarët e PD, për demokratët e qytetarët që duan të sjellin ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duhet të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues.

Pyetje: Pse nuk i bëtë negociatat në selinë e PD?

Bardhi: Se takimi ishte informal. Kafe pune mes kolegëve të mandatuar për të eksploruar mundësinë e bashkimit mes demokratëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit