Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zbardhur pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur midis deputetëve të opozitës, propozimet për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Nga Kukësi, Bardhi tregoi se gjatë mbledhjes është diskutuar për agjendën parlamentare të kësaj jave ku fokus ishte Reforma Zgjedhore. Sipas tij, është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat.
“Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javës që vjen ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot, grupi parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni. Bashkëkryetar është çaktuar z. Oerd Bylykbashi ndërsa anëtarë propozohen deputetët:
Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj;
Aleatët: Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.
Brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës së këtij komisioni do të duhet të bëhen rekomandimet dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni do të duhet të asistohet nga ekspertët e ODIHR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës zgjedhore nuhk ka prodhuar asnjë rezultat.”