Barometri, 5 problemet me të cilat përballet kryeqyteti sot sipas qytetarëve

Sipas sondazhit të Barometrit, 63.7% e qytetarëve, problematikë kryesore të Tiranës, kanë renditur koston e jetesës. 48.6% e tyre mendojnë problematikë korrupsionin, 38.6% tregojnë si problematikë ndotjen dhe mjedisin, 36.9% e kryeqytetasve kanë problematikë trafikun dhe kohën e shpenzuar, 33.2 % e kryeqytetasve kanë renditur si problematikë ndërtimet dhe dendësinë e popullsisë, 28.8% e tyre kanë problematikë infrastrukturën rrugore.

Barometri ka pyetur kryeqytetasit se si ka ndryshuar jeta e tyre në zonat ku banojnë krahasuar me 5 vite më parë. Sipas sondazhit, 60.6% e kryeqytetasve mendojnë që puna e bërë nga Bashkia për infrastrukturën në kopshte e shkolla, ka shkuar më mirë, 28.1% mendojnë që nuk ka shkuar dhe aq mirë ose keq, ndërsa 8.9% mendojnë që gjërat kanë shkuar keq.

Puna e bërë sa i përket aktiviteteve sportive, 53.3% e kryeqytetasve mendojnë se gjërat kanë shkuar më mirë se 5 vite më parë, 31.5% mendojnë që këto aktivitete janë jo dhe aq mirë apo më keq, ndërsa 7.4 % mendojnë se janë më keq se 5 vite më parë.

52.2 % e kryeqytetasve mendojnë që premisat sportive janë më mirë se 5 vite më parë, 32.7% mendojnë se janë jo mirë apo më keq, ndërsa 7.6% mendojnë se premisat sportive janë më keq. 51.5 % e kryeqytetasve mendojnë se aktivitetet kulturore në Tiranë janë më mirë se 5 vite më parë, 33.9% e tyre mendojnë se nuk janë dhe aq ose janë më keq se 5 vite më parë ndërsa 7.6 % e tyre mendojnë se nuk janë aspak më mirë se 5 vite më parë.

41.4% e kryeqytetasve mendojnë që cilësia e ujit është më keq se ishte 5 vite më parë, 35.1% e tyre mendojnë se është më e mirë, ndërsa 23.4 % e kryeqytetasve mendojnë se cilësia e ujit të pijshëm është shumë më keq.

Infrastruktura rrugore në Tiranë: 34.8% e kryeqytetasve mendojnë që cilësia e tyre është më keq se 5 vite më parë, ndërsa 33.8 % e tyre mendojnë që infrastruktura rrugore është më mirë. 31.3% e kryeqytetasve mendojnë që infrastruktura rrugore është shumë më keq se 5 vite më parë.

Cilësia e jetës: 41 % e kryeqytetasve mendojnë se cilësia e jetës është aspak e mirë apo më keq se 5 vite ë parë ndërsa 32% e tyre mendojnë që është më e mirë. 27 % e tyre mendojnë që cilësia e jetës është keq apo shumë më keq se 5 vite më parë.

Pastërtia e kryeqytetit: 44.4% e qytetarëve mendojnë se është aspak e mirë apo keq krahasuar me 5 vite më parë ndërsa 29.8 % është më e mirë. 25.8% e kryeqytetasve mendojnë se pastërtia e kryeqytetit është keq apo shumë më keq se 5 vite më parë.

Transporti publik: 49.5% e kryeqytetasve mendojnë që transporti publik është aspak mirë apo keq krahasuar me 5 vite më parë, ndërsa 24.1% e tyre mendojnë se është më mirë apo shumë mirë. 20.7% e tyre mendojnë se transporti publik është më keq apo shumë më keq se 5 vite më parë.

Hapësirat publike/parqet: 34.6% e qytetarëve mendojnë që ato janë jo dhe aq mirë ose keq krahasuar me 5 vite më parë, ndërsa 27.6% e tyre mendojnë që janë shumë më mirë se 5 vite më parë. 37% mendojnë se janë shumë keq.

Ndërtimet: 49% e shqiptarëve mendojnë se ato janë shumë më keq se 5 vite më parë, ndërsa 19.9% mendojnë se janë më mirë se 5 vite më parë. 30.4 % e kryeqytetasve mendojnë që ato janë jo dhe aq keq ose ke krahasuar me 5 vite më parë.

Parkingjet: 50.7% e kryeqytetasve mendojnë se ato janë shumë më keq krahasuar me 5 vite më parë, ndërsa 17.7% e tyre mendojnë se janë më mirë. 28.9% mendojnë që janë jo dhe aq mirë ose keq krahasuar me 5 vite më parë.

Trafiku në kryeqytet; 52.9% e kryeqytetasve mendojnë se trafiku është shumë më keq se 5 vite më parë, 17% mendojnë se është më mirë. 29.6% e tyre mendojnë se trafiku nuk është dhe aq mire/ ose keq krahasuar me 5 vite më parë.

Ndotja e mjedisit: 46.4% e kryeqytetasve mendojnë se ndotja e mjedisit është shumë më keq se 5 vite më parë, 15% e tyre mendojnë se është më mirë, 38.6% e kryeqytetasve mendojnë se nuk është dhe aq keq/është keq se 5 vite më parë.

Vlerësimi mesatar me notë sa i përket punës së Bashkisë Tiranë është = 6.07.

SHKARKO APP