Home KRYESORE Baseli shkatë...

Baseli shkatërron Partizanin në Zvicër, 3-0. Ndeshja e kthimit e vështirë për ekipin tonë

28
0

Nuk ka surpriza në Zvicër, me Baselin që shkatërroi 3-0 Partizanin në duelin e parë të Conferencë League, duke hedhur një hap drejt kualifikimit.

Pas një pjese të parë të kujdesshme nga skuadra e Dajës, do të vinte goli nga vendasit në minutën e 43-të, me Stocker, i cili do të realizonte me kokë. Në fillimin e së dytës, Arthur shënoi një super gol me një veprim të bukur akrobatik.

Partizani pati një mundësi shumë të mirë para këtij goli me Tedi Carën, i cili hezitoi të godiste dhe më pas e dërgoi topin shumë jashtë kuadratit. 10 minuta nga fundi Stocker vulosi fitoren 3-0 të zviceranëve. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit