Home Aktualitet Basha: Amnist...

Basha: Amnistia Penale po përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar

245
0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se Amnistia Penale po përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar.

Në një dalje për mediat, Basha tha se i ka vendosur kusht maxhorancës për të votuar Amnisitinë Penale.

Është skandaloze të përdorësh amnistinë penale, që përdoret për arsye humanitare, për të nxjerrë nga burgu apo të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Ramës. Është ndërhyrje te gjyqësori dhe reforma në drejtësi. Mesazhi që Rama dhe qeveria e tij japin, në kohën që janë treguar me gisht si një qeveri e korruptuar, se ata që i dënon gjykata i liron qeveria me vota në parlament.

A nuk është kjo ndërhyrja e Ramës në Reformën në Drejtësi?! Rama i trembet drejtësisë, i trembet asaj dhe është bërë pishman për reformën. Ka menduar se mund ta kontrollojë dhe po bën gjithçka për të ndërhyrë dhe të vendosë mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë”, tha Basha në një dalje për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit