Home POLITIKE Basha del në ...

Basha del në terren dhe takon tregtarët: Ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi

1
0

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha këtë të martë ka zhvilluar takime në lagjen e tij të vjetër. Ai është takuar me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të kësaj zone, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen ekonomike dhe politike të vendit. Për të ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë.

“Çdo ditë pranë njerëzve, për t’i dëgjuar ata nga afër, për ta vënë politikën në shërbim të tyre. Qytetarët, tregtarët, sipërmarrësit në zemër të Tiranës, më thonë atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në xhepin e tij, se ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë dhe se ajo fatkeqësisht nuk iu ofron atyre mundësitë që meritojnë.

Ekonomia jonë duhet të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe hapja e garës në sistemin politik përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve dhe një qeveri e vogël në shërbim të tyre janë kushte të domosdoshme për të vendosur interesat e qytetarëve në qendër të politikëbërjes, duke u dhënë atyre të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen më të mirë për familjet e tyre”, shkruan Basha në postimin e tij në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit