Basha fiton zgjedhjet, Gjana: Rezultati zyrtar do të shpallet nesër

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Jemin Gjana ka deklaruar se rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të dalë vetëm nesër paradite. Rezultatet paraprake tregojnë që Basha kryeson me më shumë se 80% të votave, Gjana ka bërë me dije se nesër, pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet dhe do të regjistrohen në një fletë përmbledhëse për të vijuar me zyrtarizimin e fituesit.

“Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve.

E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse.

Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake”,-tha Gjana për mediat.

SHKARKO APP