Home Aktualitet Basha shpërth...

Basha shpërthen ndaj Ilir Metës: Pazarxhi komik! Ka qenë nxitës i djegies së mandateve

657
0

Në një konferencë për mediat, Lulzim Basha ka thënë se Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve.

“Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, njësoj si të tjerët. Disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin e fshehin dorën, këtë bëri pas 21 Janarit pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër.

Ilir Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës, është faktori kryesor për ardhjen e Ramës në pushtet dhe mbajtjen e tij në pushtet në 2017, dhe me çmenduritë e tij në 2021 të malit me gropa. Për ne Ilir Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik, por si kryetar i PD qëndrimi im është që me Ilir Metën dhe PL nuk ka për të pasur më asnjë marrëdhënie politike. Është pazarxhi kronik i cili problemet nuk i ka më as me PD, por atje ku i ka, të përballet me problemet që ka”, tha Basha para gazetarëve.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit