Basha kryen homazhe pranë varrit të Adem Jasharit: Përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të komandantit

Lulzim Basha përkujtoi sot komandantin legjendar, Adem Jashari, në ditën e lindjes së tij. Basha së bashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë se PD, bëri homazhe pranë varrit të Adem Jasharit në Prekaz dhe familjes Jashari.

“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë, e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”,-tha Basha pasi vendosi kurora me lule në Memorialin e familjes Jashari.

Më tej theksoi edhe se duke nderuar sakrificën e tyre të gjithë duhet të kujtojmë përgjegjësinë tonë për të çuar në fund amanetin e të rënëve.

”Për ta mbrojtur dhe zhvilluar atë që fituam me gjak, për një komb në paqe, të sigurt dhe të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve në cilindo vend që jetojnë: Në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e kudo anembanë botës”.

SHKARKO APP