Home Aktualitet Basha: Vendim...

Basha: Vendimi për Berishën është në interes të PD

147
0

Ndryshe nga Sali Berisha i cili ka dalë në terren dhe po takohet me demokratët, kryetari Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë takime të vazhdueshme me kryetarët e degëve dhe deputetë të qarqeve të ndryshme vetëm në selinë blu.

Edhe pse kryetarët e degëve shprehen se këto janë takime rutinë, mësohet se mesazhi kryesor që Basha i jep kryetarëve të degës dhe deputetëve është që ata të informojnë saktë bazën e demokratëve se vendimi për Berishën është në interes të PD-së.

Në takimin me demokratët në Fier, Berisha edhe njëherë tjetër tha se Basha nuk e çon PD në fitore si dhe hodhi akuza për bashkëpunim Basha-Rama, ku kreun e PD-së e cilësoi si të marrë peng nga kryeministri i vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit