Basha: Për detin me Greqinë, Rama erdhi te propozimi im. Kryeministër me vetëm 2 mandate, do ta bëj me ligj – Gazeta Koha Jone

Basha: Për detin me Greqinë, Rama erdhi te propozimi im. Kryeministër me vetëm 2 mandate, do ta bëj me ligj

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur ditën e sotme (17 shtator) edhe për çështjen e detit me Greqinë.

Përballë gazetarit Blendi Fevziu në “Opinion”, Basha tha se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ai shtoi se Rama është kthyer te propozimi i Bashës me të vetmin ndryshim që atëherë kur u bë në propozim, Greqia nuk kishte deklaruar 12 milje dhe sot ka deklaruar 12 milje.

Pyetje: Çfarë qëndrimi ka PD-ja për marrëveshjen e detit me Greqinë? Ju keni firmosur me Dora Bakojanis marrëveshjen e 2009 që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me zero si në dëm të interesave të Shqipërisë. Cili është qëndrimi juaj si parti politike?

Basha: Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do ishte ndjekur sot nuk do të ekzistonte kjo çështje. Do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është e panegociueshme. Së dyti. Propozimi ynë që prej fillimit, duke qenë se çështja u mbars me retorikë politike brenda Shqipërisë dhe brenda Greqisë, drejtimi te Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, apo tek një palë tjetër. Gjykatë tjetër.

Pyetje: Ti drejtohemi një Gjykate Ndërkombëtare? Këtë ka thënë edhe Rama dje.

Basha: E para e punës Rama ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Në fillim tha se është e drejta e Greqisë të zgjerohet me 12 milje. Pastaj tha që nuk ka ku të zgjerohet Greqia me 12 milje dhe pastaj tha nuk mund të zgjerohet pa marrëveshje. Deklarata brenda 7 ditëve dhe dje ditën e etët tha do ta çojmë në Gjykatë. E vetmja gjë që ka thënë dje. Është kthyer të propozimi ynë i para 10 viteve, por atëherë ishte 6 milje, sot është 12 milje.

Pyetje: Rama juve ju ka quajtur një javë më parë si përgjegjës, për atë që keni bërë në marrëveshje me Greqinë në vitin 2009.

Basha: Rama njihet për propagandën, si mjetin e vetëm të komunikimit. Faktet sot flasin vetë. Rama sot është kthyer te propozimi ynë, të propozimi im me të vetmin ndryshim që atëherë kur bëmë ne propozimin Greqia nuk kishte deklaruar 12 milje dhe sot ka deklaruar 12 milje.

Basha nuk la pa nënvizuar edhe çështjen e  mandatit të kryeministrit, duke thënë se do t’i propozojë Kuvendit kufizimin deri në dy mandate të kryeministrit.

Kufizimin në dy mandate të kryeministrit unë do ta bëj ligj dhe nëse Kuvendi nuk do ta pranojë unë do ta shtroj në referendum. Në qoftë se një kryeministër nuk e arrin në dy mandate atë që ka premtuar atëherë kur do ta bëjë më. Ideja do të jetë kufizimi i pushtetit me masa reale.”

Related Posts

Next Post

Discussion about this post

EDITORIAL

30 vite KOHA JONE