Home Aktualitet Bastet në ven...

Bastet në vend, 9 të arrestuar dhe 9 të proceduar në një javë

23
0

Aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit vijon gjerësisht të jetë aktiv në Shqipëri. 6 persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë fundjavës në vendin tonë pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit. Gjatë javës që po lëmë pas në pranga kanë rënë të paktën 9 persona, ndërsa 9 të tjerë janë proceduar penalisht dhe një është shpallur në kërkim.

Gjatë një operacioni të policisë në Vlorë u arrestua A.M.,25 vjeç pasi në lagjen “Pavarsia”, në ambientet e lokalit të tij “Bar-Kafe”, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit janë konstatuar disa pajisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive, duke përfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.

Në pranga ka rënë Xh.F.,25 vjeç, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive.

Edhe shtetasi D.B.,29 vjeç përfundoi në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë,dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit

Gjatë mbrëmjes të së shtunës u Goditen 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit edhe në Fier ku u arrestuan 3 shtetas, 2 u procedohen penalisht dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, ndërsa janë sekuestruar 9 aparate celularë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit