Home Aktualitet BE heq kufizi...

BE heq kufizimet për Shqipërinë, por rriten çmimet e biletave të flurimeve ajrore

35
0

Bashkimi Europian lejoi dje udhëtimet për tetë vende të tjera, mes tyre edhe Shqipërinë. Teksa rrugët po hapen, biletat e fluturimeve ajrore nuk janë më aq të lira sa përpara pandemisë. Në mars të vitit të kaluar, përpara se të zbatohej karantina, çmimet e biletave nga aeroporti Nënë Tereza pësuan rënie, për shkak të konkurrencës që sollën operatorët me kosto të ulët. Drejt Italisë, apo Vjenës biletat u ulën edhe në 15-20 euro për një drejtim. Por situata tashmë ka ndryshuar dhe bileta me këto çmime nuk gjenden më.

Nga një vëzhgim në faqet e kompanive të fluturimeve ajrore rezulton se çmimet janë rritur, veçanërisht për gushtin, që është edhe muaji që kulmon sezonin veror. Kështu, nga Rinasi në Milano Malpensa, në gusht, bileta vajtje ardhje kushton rreth 210 euro. Biletat për këtë destinacion janë më të lira në fund të shtatorit, me 65 euro. Londra vajtje-ardhje kushton rreth 200 euro në gusht dhe çmimet ulen në shtator në rreth 125 euro.

Drejt Stambollit bileta vajtje ardhje kushton rreth 109 euro në gusht, ndërsa në shtator zbret në rreth 96.5 euro. Drejt Gjermanisë, biletat në gusht vajtje-ardhje kushtojnë mbi 200 euro, ndërsa në shtator ulen në rreth 150 euro.

Pas heqjes së kufizimit të lëvizjeve nga Bashkimi Europian, vendet në mënyrë individuale mund të zgjedhin të kërkojnë një test negativ të COVID-19 ose një periudhë karantine. Gjithashtu, po në mënyrë individuale ato do të vendosin, nëse do të njohin vaksinat kineze e ruse, krahas atyre të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave, si Pfizer, Moderna, Astra Zeneka dhe Johnson&Johnson.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit