BE ndihmon Shqipërinë me 5.7 mln euro për regjistrimin e pronës, Soreca: Thelbësore për Integrimin

Bashkimi Europian ka ndihmuar Shqipërinë me një buxhet prej 5.7 milion eurosh. Ky buxhet do të përdoret për një hartë të re për regjistrimin e pronës në vend.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se ky projekt do të përmirësojë sigurinë ligjore si dhe do të jetë thelbësor për integrimin e vendit në BE.

”Falë ndihmës së Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi i Bashkimit Evropian do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për popullin shqiptar dhe për integrimin në Bashkimin Evropian”,-shkruan Soreca në Twitter.

SHKARKO APP