BE për shpërthimin në Mitrovicë: Nuk ka qetësi, jemi të shqetësuar

Në një kohë që faktori ndërkombëtar kërkon ulje të tensioneve dhe gjetjes së një gjuhe, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.  Për Bashkimin Europian kjo ngjarje tregon se tensionet nuk janë shuar ende.

“Bashkimi Europian po e monitoron nga afër situatën. Sigurisht ne jemi të shqetësuar për situatën e vazhdueshme dhe qartësisht pa ulje të tensioneve. Sa u përket zhvillimeve të fundit, mund të përsëris atë që thashë edhe dje.

Ne po e vëzhgojmë nga afër situatën, jemi në kontakt me të dyja palët dhe autoritetet relevante. Nëse do të jetë e nevojshme, ne do të reagojmë kur ta shohim të arsyeshme”, tha zëdhënësi i BE, Peter Stano.

SHKARKO APP