Duket se dy bukuroshet shqiptare, njëkohësisht dhe kushurira, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, i janë vënë pas futbollistit brazilian, Neymar. Dy këngëtaret kanë ndarë foto dhe video nga festa luksoze e ditëlindjes së Neymar.
Veshur me të bardha, me një dekolte sensuale, Anxhelina Hadërgjonaj është kuruar në detaje për festën private të futbollistit. Duket se ka qenë kodi i veshjes për ditëlindjen e futbollistit, që të gjithë të ftuarit të vishen me të bardha, duke përfshirë edhe vetë Neymar.
Kjo nuk është hera e parë, që dy bukuroshet seksi i shikojmë përkrah futbollistëve me famë botërore. Jo më larg se në festën e halloëeen, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj pozuan krah Neymar dhe Mbappe. Menjëherë nisën dyshimet se këngëtaret mund të kishin ndonjë romancë me futbollistët e njohur.
Discussion about this post