Grabitet dhe më pas vritet një grua e re

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë. Ajo sipas njoftimeve nga Kosova, u grabit në prani të fëmijëve dhe u vra.

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, e ka quajtur tragjedi vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Ai ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.

Sipas burimeve të Express, në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dy persona, por të njëjtit nuk janë identifikuar akoma.

Sipas mediave të Kosovës, familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik.

Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Mediat e Kosovës raportojnë se autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona.

Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja. Të njëjtat burime raportojnë se këto janë vetëm disa nga detajet që Museli ka rrëfyer para policisë megjithatë pistat e hetimit pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i tij

 

 

SHKARKO APP