Home Aktualitet Beleri flet n...

Beleri flet nga burgu për mediat greke: U bë grusht shteti që unë të mos merrja detyrën

54
0

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka folur nga burgu për median greke “Alpha” duke dhënë mesazhin se ai vazhdon të qëndrojë në burg në mënyrë të paligjshme.

“Qëllimi im ishte të merrja detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë. Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata në një grusht shteti nuk më lejuan të merrja detyrat që më besuan populli i Himarës”, ka thënë Beleri.

Ai e quajti padrejtësi dhe hall burgosjen e tij prej një viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiakun e Himarës.

“Mbështetja e popullit himarjot më jep forcë dhe kurajo, tani mbështetja e të gjithë grekëve. Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, shtoi ai.

Fredi Beleri iu referua edhe kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë 11 viteve që ka qenë në pushtet “ka ndarë në të mirë dhe të këqij grekët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, vartësit e tij dhe ata që janë kundërshtarë. Unë kisha zgjedhur të jem kundërshtar i tij, jo për ndonjë ideologji apo për ndonjë interes personal, por sepse pashë që të gjitha vendimet e tij si kryeministër ishin kundër himarjotëve dhe grekëve, banorëve vendas”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit