Home Aktualitet Belgjika vend...

Belgjika vendos Shqipërinë në zonën e kuqe, ja kush mund të udhëtojë

293
0

Belgjika e ka vendosur Shqipërinë në zonën e kuqe, domethënë me risk të lartë infektimi Covid-19.

Sipas njoftimit të aeroportit të Tiranës lejohen të udhëtojnë vetëm personat që janë rezident dhe pasagjerët Shqiptarë që kanë arsye esenciale hyrjeje në Belgjikë.

Dokumentin esencial të udhëtimit mund ta merrni duke kontaktuar me Konsullaten ose Ambasadën më të afërt të Belgjikës.

Personat që marrin dokumentin esencial të udhëtimit duhet që:

  1. Të jenë të pajisur me Certifikatën e Vaksinës ose Testin PCR.
  2. Të testohen përsëri në ditën e 7.
  3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  4. Të plotësojnë formularin PLF pa të cilin nuk udhëtoni dot.

Disa ditë më parë edhe Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.

Kujtojmë se përkeqësimi i situatës me pandeminë ka bërë që Bashkimi Europian të heqë nga lista e vendeve të sigurta Shqipërinë dhe pesë vende të tjera.

Sipas vendimit të Këshillit të BE-së pjesë e listës përveç Shqipërisë, do të jetë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam dhe Japonia.

Ky vendim do të jetë në fuqi për dy javë, dhe më pas do të rishikohet sërish.

Përkeqësimi i situatës me pandeminë ka bërë që Bashkimi Europian të heqë nga lista e vendeve të sigurta Shqipërinë dhe pesë vende të tjera.

Sipas vendimit të Këshillit të BE-së pjesë e listës përveç Shqipërisë, do të jetë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam dhe Japonia.

Ky vendim do të jetë në fuqi për dy javë, dhe më pas do të rishikohet sërish.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit