Home Aktualitet Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku Benet Beci: Mjetet borëpastruese kanë hapur rrugën për në Theth

844
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se rruga panoramike për në Theth është zyrtarisht e hapur për udhëtarët dhe vizitorët. Pas një nate të gjatë pune dhe përpjekjesh të palodhura, punëtorët e mirëmbajtjes rrugore, të pajisur me mjete dhe borëpastruese, kanë arritur të sigurojnë kalueshmërinë e rrugës.
Puna vazhdon edhe në këto momente për të garantuar sigurinë dhe rehatinë maksimale të të gjithë atyre që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore që ofron Thethi.

Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër dhe Autoriteti Rrugor falënderojnë qytetarët për durimin dhe mbështetjen e tyre gjatë kohës së punimeve.
Ky hap i rëndësishëm shënon fillimin e sezonit turistik në një nga destinacionet më të preferuara malore në Shqipëri, duke u dhënë mundësinë aventurierëve dhe dashamirësve të natyrës të përjetojnë magjinë e Alpeve Shqiptare.

Koha Jonë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit