Benet Beci uron festën e Pavarësisë me foto tepër të veçantë

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka zgjedhur të uroj shqiptarët për festën e Pavarësisë me disa foto të vitit 1913, në Shkodrën e administruar nga një Komision Ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri 🇦🇱

Gëzuar me këtë foto të vitit 1913 – në Shkodrën e administruar nga një Komision Ndërkombëtar, ish kryetari i Bashkisë së qytetit, Muharrem Gjylbegu, organizoi një ceremoni në përkujtim të përvjetorit të parë të Pavarësisë. Në ballkonin e institucionit që drejtonte u ngrit edhe flamuri kombëtar i qëndisur nga Bernardina Marubi, e bija e fotografit Kel Marubi.

#111vitepavarësi

SHKARKO APP