Berisha: Drejtësinë e kanë kapur gratë e kunetërit e ministrave

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se në krye të organeve të drejtësisë janë vëllezërit apo dhe kunetër të ministrave.

“Unë kam kërkuar që të ketë edhe Vetting të politikanëve dhe kjo të fillojë me Sali Berishën. Ky ligj është dërguar një vit e gjysëm më parë në kuvend dhe është refuzuar nga Edi Rama natyrisht që kapja e drejtësisë është ana më fatale e reformës.

Kurrë ndonjëherë nuk mbaj mend që në krye të organeve të drejtësisë të ketë pasur vëllezër apo kunetër të ministrave. Sot drejtësia është në duart e PS-së e tëra. Ndaj dhe shkon penalizon nëpunës nga të vegjël dhe mesatar, ndërsa bosët i nxjerr nga burgu se nuk kishin kohë për hetimet.

Kur mora vesh se marrëveshja u firmos me institutin e East West me në krye Dalina Fico. Si ka mundësi që tenderi me 100 mijë dosje t’i besohet ish bashkëshortes së Edi Ramës dhe bashkëjetueses së ministrit të Brendshëm. Po ashtu, prokuroria i është besuar kunatit të ministres. Fondet nuk duhet të shkojnë për projekte të bashkëshorteve të ministrave. Kam qëndruar dhe do të qëndroj kundër çdo afera që më duket e dyshimtë. Shumë ish-bashkëpunëtorë të fondacionit të Sorosit më thonë se ky fondacion është shndërruar në paradhomën e SPAK”, tha në “Ora News”.

SHKARKO APP