Home Aktualitet Berisha: E mb...

Berisha: E mbështes urdhërin e Biden kundër ndryshimit të kufijve

46
0

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Çim Peka Live”, u ndal edhe te urdhëri i fundit ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden, lidhur mbi sanksionet ndaj politikanëve në Ballkanit Perëndimor dhe sidomos me aneksin ku flitet për ndryshimin e kufijve.

“Kam denoncuar Soros. Është korruptori i politikanëve. Kam bërë thirrje që Kongresi I SHBA dhe PE  të bëjnë ligje kundër Sorosit, njeri ky me influencë të jashtëzakonshme. Soros hartii në Beograd projektin e ndarjes së Kosovës. Filloi të fuqizohej falë lobimit të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës.  E mbështet urdhërin e Biden kundër ndryshimit të kufijve. Nuk më ka paditur njeri në jetën time, jam detyruar të shkoj në gjykatë për të vendosur dinjitetin tim, jo për vendimin”, tha Berisha.

Duke folur në lidhje me vendimin për ndalimin e hyrjes në SHBA, është shprehur se kjo ka ardhur si pasojë e një lobingu të Soros, për shkak se ai (Berisha) doli kundër projektit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, askush nuk po fliste kundër projektit për ndarjen e Kosovës, deri kur ai foli dhe reagoi me ashpërsi kundër.

“Se po më bëni të lej modestinë. Mendimi im në atë kohë ndikoi dhe ndikoi shumë. Askush nuk po fliste kundër Hashim Thaçit, as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Por në fund, mendimi im ndikoi. Ai ishte një projekt i Soros. Pas reagimit tim, të njëjtin mendim kishin edhe disa miq amerikanë, të cilët nisën të shkruanin. Unë e përshëndes vendimin e presidenti Joe Biden, për urdhërin ekzekutiv kundër atyre që punojnë për ndryshimin e kufijve. Në administratën e SHBA kishte njerëz që po punonin për ndarjen e kufijve, si John Bolton”, është shprehur Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit