Home POLITIKE Berisha: Enve...

Berisha: Enver Sheshi kishte vendosur të fliste, mbeti viktimë e mafies së inceneratorëve

83
0

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha denoncoi vdekjen e Enver Sheshit, i cili ishte i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Sipas Berishës, vdekja e Sheshit është e mbushur me dyshime, duke thënë se Enver Sheshi kishte vendosur të fliste, ndaj u zgjodh kjo mënyrë për ta eliminuar.

“Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e Inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare që ngjalli shumë dyshime, një breshëri mesazhesh vërshuan, të cilët shprehin bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta çojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshëm“, tha Berisha përpara mediave.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit