Home Aktualitet Berisha: McGo...

Berisha: McGonigal pranoi fajësinë me dosjen shqiptare

0
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka deklaruar se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal do të dorëzohet mbrëmjen e sotme para drejtësisë.

Berisha u shpreh se ai ka pranuar fajësinë në lidhje me dosjen shqiptare, gjë që sipas tij inkriminon edhe kryeministrin Rama.

Sipas tij me dorëzimin e McGonigal edhe Rama do të ndjekë nga pas ish-agjentin e kundërzbulimit të FBI-së.

“McGonigal pranoi fajësinë me dosjen shqiptare, kjo do të thotë se ai është fajtor. Njëri ka marrë ryshfet, tjetri e ka dhënë. Faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem sot në orën 8 të darkës McGonigal dorëzohet. Së bashku me të edhe Edi Rama. Ky është zhvillimi dhe një histori që ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për vendin”, u shpreh ai

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit