Home Aktualitet Berisha-Meta ...

Berisha-Meta forcë kryesore e opozitës? Escobar: Të mos kthehemi pas kur mund të shikojmë nga e ardhmja

50
0

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar teksa flet në një intervistë për ”Report Tv”, thotë se të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin.

I pyetur se sipas të gjitha gjasave, e konfirmuar kjo edhe në sondazhe, aleanca mes Berishës dhe Metës është forca kryesore opozitare në vend dhe a do të bashkëpunojë SHBA me Berishën si drejtues opozitar, Escobar e ka thënë qartë se nuk e kupton se pse shqiptarët duhet të shohin mbrapa.

“Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes. Do të preferoja të mos komentoja shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite. Shqipëria ka ecur përhapa në integrimin euroatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e agjendën”, ka thënë ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit