Berisha-Meta paralajmërojnë: “Protesta mund të kalojë në mosbindje civile”

Akoma pa u mbledhur qytetarët e protestës së sotme, që në ora 08.30, Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se mund të ketë mosbindje civile sot.

Po çfarë nënkupton “mosbindja civile”? Përplasje me policinë, paralizë të rrugëve, qëndrim në bulevard dhe bllokim të kryeministrisë nga të gjitha anët e saj që të mos lejohet Edi Rama të hyjë në zyrë.

Ndërkohë drejtuesit e opozitës thanë se vetëm nëse jep dorëheqjen si kryeministër atëhere protesta normalizohet.

Sipas selive të partive të opozitës janë me mijëra qytetarë që po vijnë nga të gjitha rrethet e vendit drejt sheshit para kryeministrisë.

SHKARKO APP