Berisha në deklaratë surprizë: Nuk përjashtoj rikthimin tim si kryetar në PD!

Me sa duket humbja e zgjedhjeve përballë Edi Ramës dhe përçarja e opozitës ka sjellë që ish-lideri historik i PD të mendojë ndryshe nga sa ka thënë para 8 vite kur dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike dhe deklaroi se nuk do të merrte më detyra drejtuese.

Ai mbrëmë bëri një kthesë 180 gradë.

Tashmë Berisha po mendon seriozisht edhe rikthimin në krye të partisë që themeloi dhe drejtoi, duke e çuar vendin në NATO dhe heqjen e vizave për shqiptarët.

Kur i kujtuan shprehjen se “Sali Berisha kurrë më nuk kthehet në pozicione drejtuese…” ai iu përgjigj shkurt, por qartë.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë këtë shprehje dhe e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, por kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia” – tha Berisha.

I pyetur se me këtë deklaratë nuk e përjashtonte as rikthimin në krye të PD-së, Berisha u përgjigj prerë: “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”.

Kjo deklaratë ka sjellë frikë në PS e në qeveri, por edhe te Lulzim Basha.

Në fakt Opozita ndodhet në udhëkryq, dhe duhet një lider përbashkues që të mund të rrëzojë këtë qeveri.

SHKARKO APP